Insajderi
Lajme

“Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë, krijohet pasiguri dhe rrezikohet stabiliteti i bizneseve”

Insajderi
02 May 2026 - 12:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë, krijohet pasiguri dhe rrezikohet stabiliteti i bizneseve”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se kriza politike dhe shkuarja në zgjedhje po godasin ekonominë.

Nga DHTIK, thuhet edhe se, zgjedhje e reja dhe kriza politike, po krijojnë pasiguri serioze për ekonominë e Kosovës, duke rrezikuar stabilitetin e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Drejtori Ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, theksoi se zgjedhjet e shpeshta po prodhojnë kosto të drejtpërdrejta për ekonominë.

“Çdo proces i ri zgjedhor nënkupton muaj të tërë të humbur për vendimmarrje dhe projekte zhvillimore. Kjo po u kushton bizneseve me vonesa, humbje financiare dhe pasiguri të mëdha për të ardhmen dhe investimet. Ekonomia nuk mund të presë pafundësisht cikle politike – ajo ka nevojë për stabilitet të menjëhershëm”.

Përfaqësues të bizneseve shpalosën sfidat me të cilat po përballen, duke përfshirë rritjen e kostove të prodhimit, importin e madh, mungesën e mbështetjes institucionale dhe vonesat e shumta në vendimmarrje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark