Prishtina me një këmbë në finale të Kupës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina me një këmbë në finale të Kupës

    Insajderi
    27 April 2016 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina, është shumë afër kalimit në finale të Kupës së Kosovës. Kryeqytetasit kanë mposhtur sot Llapin në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në Prishtinë me rezultat 3 me 0.

    Armend Thaçi realizoi golin e parë në minutën e 68-të, ndërsa Labinot Osmani dyfishoi epërsinë nëntë minuta më vonë nga pika e bardhë. Labinot Osmani shënoi edhe golin e tretë për Prishtinën.

    Në gjysmëfinalen tjetër të zhvilluar në “Riza Lushta”, Trepça ’89 ka mposhtur Dritën me rezultat 1 me 0, me golin e shënuar nga Blerand Kurtishaj në minutën e fundit të takimit.

    Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen pas dy javësh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark