Sot rreth orës 14:15, stacioni i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informacion se në rrugën “Marin Barleti” ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Insajderi ka mësuar se Alban Dujaka është i gërvishtur (plagë sipërfaqësore) në kokë.
Olti Bytyqi është personi që dyshohet se e ka sulmuar me armë zjarri.
I gjithë rasti ka nisur kohë më parë, pas një konflikti familjar që kanë pasur të dy, i cili ende ka mbetur i pazgjidhur. Në momentin kur ka ndodhur sulmi, Dujaka ka qenë afër një lokali ku rrinte Bytyqi, dhe ky i fundit e ka konsideruar këtë si provokim; pas një fjalosjeje, situata ka eskaluar në përdorim të armës nga Bytyqi.