Gashi thotë se Azem Syla kthehet “kur të përmirësohet moti” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi thotë se Azem Syla kthehet “kur të përmirësohet moti”

    Insajderi
    27 April 2016 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, që po kërkohet nga Policia e Kosovës, pasi për të është lëshuar fletarrest nën dyshimin për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, ka thënë se ka folur me të akuzuarin dhe se ai gjendet jashtë shtetit.

    “Më herët kam biseduar me të (Azem Sylen) në telefon. Me tha që ‘nuk jam në Kosovë’, por nuk më tregoi ku është”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

    Sipas avokatit Gashi, Azem Syla i ka premtuar se do të kthehet siç  citon ai “me përmirësimin e motit”.

    “Nuk me ka thënë se kur do të kthehet, por më ka thënë  se ‘me përmirësimin e motit do te kthehem për t’u dorëzuar dhe përballur me akuzat e pa baza’”, ka thënë Gashi, duke cituar Azem Sylën.

    Policia e Kosovës sot ka filluar një operacion për kërkimin e deputetit Azem Syla bashkë me njësitet e EULEX-it.

    Operacioni për kërkimin e Sylës ka filluar në orën gjashtë të mëngjesit.

    Policia, që për momentin po qëndron me njësitet operative të saj në kufirin Kosovë-Shqipëri në Vermicë, sot ka bastisur më shumë se 40 lokacione të ndryshme. Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 51 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark