Insajderi
Botë

Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez bën ulje emergjente në Turqi

Insajderi
03 May 2026 - 22:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Po shkonte drejt Armenisë, avioni i kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez bën ulje emergjente në Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avioni që transportonte kryeministrin e Pedro Sánchez është detyruar të bëjë ulje emergjente në Ankara për shkak të një problemi teknik gjatë fluturimit drejt Erevan.

Sipas mediave spanjolle, incidenti ka ndodhur gjatë udhëtimit ku Sánchez do të merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Avioni ka devijuar dhe është ulur në kryeqytetin turk për arsye sigurie.

Delegacioni spanjoll pritet të qëndrojë gjatë natës në Ankara dhe të vijojë udhëtimin drejt Armenisë ditën e nesërme, pasi të zgjidhet problemi teknik i avionit.

Autoritetet nuk raportojnë për ndonjë rrezik për pasagjerët, ndërsa situata po trajtohet si një defekt teknik rutinë. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark