Insajderi
Lajme

Vjedhje në Jarinje: Hajnat depërtojnë nga ballkoni dhe marrin mijëra euro e dinarë nga shtëpia

Insajderi
04 May 2026 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjedhje në Jarinje: Hajnat depërtojnë nga ballkoni dhe marrin mijëra euro e dinarë nga shtëpia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Jarinje të Leposaviqit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, mëson Sinjali.

Ngjarja është denoncuar më 3 maj 2026 nga viktima I.N.

Sipas deklaratës së tij, hajnat kanë depërtuar në katin e dytë të shtëpisë përmes derës së ballkonit, të cilën dyshohet se e kanë hapur me forcë.

Pasi kanë hyrë brenda, të dyshuarit janë drejtuar në dhomën ku ndodhej çanta e bashkëshortes së ankuesit, prej nga kanë marrë rreth 6 mijë e 500 deri në 7 mijë euro, si dhe 55 mijë dinarë, të cilat, sipas viktimës, ishin kursime familjare.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa objekti është siguruar deri në ardhjen e ekipit të krim-teknikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark