Insajderi
Lajme

Bastisje në dy lokacione në Lipjan – Sekuestrohen armë e municion, një i dyshuar në mbajtje

Insajderi
04 May 2026 - 08:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bastisje në dy lokacione në Lipjan – Sekuestrohen armë e municion, një i dyshuar në mbajtje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Lipjan, Policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion gjatë bastisjeve të zhvilluara në dy lokacione të ndryshme.

Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit, Policia ka kryer kontroll në shtëpitë e dy të dyshuarve, një gruaje dhe një burri, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator me 9 fishekë, 14 fishekë të tjerë, si dhe dy karikatorë të zbrazët.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark