Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 40 raste të dhunës në familje gjatë një periudhe njëmujore.
Sipas kësaj zyre, nga 24 prilli deri më 30 maj të këtij viti, mbrojtësit e viktimave kanë trajtuar gjithsej 48 raste të ndryshme. Këto përfshijnë një rast të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi, dy raste të vrasjes së rëndë si dhe dy raste të tjera që kanë mbetur në tentativë.
Po ashtu, është trajtuar edhe një rast i bashkëjetesës me një të mitur në moshën 16-vjeçare.
“Në këtë periudhë janë evidentuar: 1 rast person i zhdukur, 1 rast shkelje e urdhrit të mbrojtjes (UM), 5 kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 14 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente (KUME), 1 kërkesë për tërheqje të UM-së, 13 aktvendime të aprovuara dhe 1 aktvendim i tërhequr. Gjithashtu janë mbajtur 69 seanca gjyqësore, 12 seanca në prokurori, janë dhënë 57 këshilla juridike, janë shqiptuar 11 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues dhe 1 aktgjykim refuzues. Janë përpiluar 3 deklarata mbi dëmin si dhe është bërë 1 referim i rastit në QPS”, thuhet në njoftim.