Insajderi
Lajme

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Insajderi
05 May 2026 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë duke vazhduar afatet e ndryshme të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në mesin e afatave të përcaktuara është edhe ai për formimin e koalicioneve.

“KQZ njofton të githa partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se gjatë afatit 7-ditor, i cili ka filluar më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026, duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, për: pjesëmarrje në zgjedhje;mospjesëmarrje në zgjedhje dhe  formim të koalicioneve”.

“Këto obligime vlejnë vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrimit të partive politike të regjistruara në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark