
Kumnova e cila e ka djalin e saj të vetëm, Albionin, të zhdukur prej 17 vitesh thotë se nuk është në rregull që të manipulohet në këso mënyre me ndjenjat e familjarëve që i kanë të zhdukur më të dashurit e tyre.
Por, lajmi i sotshëm që Sejdi Thaçi ishte “zhdukur” me vetë dëshirë nga Kosova ka lënduar edhe njëherë tjetër familjarët e të pagjeturve.
Kumonova, njëkohësisht kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, nuk beson se ka njerëz të gjallë nga ata që janë zhdukur në luftën e vitit 1999 në Kosovë.
“Ky mund të jetë një manipulim. Unë nuk shpresoj që ka njerëz nga Kosova të gjallë në Serbi, prandaj po them që të mos manipulojnë sepse nuk besoj që ka njerëz të gjallë”, tha Kumnova në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ajo shprehu pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë dhe organeve të drejtësisë, duke thënë se mungesa e informacionit për rreth 1,600 shqiptarë të zhdukur është zhgënjyese.
“Mas 16 vitesh mos me ditë për jetën e 1,660 personave është një zhgënjim i madh”, tha gruaja nga Gjakova.
Mediet kosovare kanë raportuar mbrëmë për një person të zhdukur që ishte rikthyer në Kosovë pas 17 vitesh, por që doli të jetë i rremë, pasi ai kishte zhvilluar veprimtari në Serbi dhe nuk ishte kidnapuar nga paralimitarët serbë gjatë luftës.
Numri i personave shqiptarë të zhdukur gjatë luftës së Kosovës është 1,660. /Insajderi.com