Insajderi
Lajme

Hasani i prerë: Me LVV-në, PDK-ja nuk duhet të hyjë kurrë në koalicion

Insajderi
06 May 2026 - 21:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hasani i prerë: Me LVV-në, PDK-ja nuk duhet të hyjë kurrë në koalicion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nait Hasani në RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës duhej të ndërtonte një unitet të brendshëm dhe të shmangte përçarjet.

“Me së pari ftesë është dashtë me i bo Fatmir Limajt dhe Ramiz Lladrovcit, me i ofru dhe me e shu atë konflikt që është bërë, dhe me dalë me thënë që jemi bashkë, kemi vizion të përbashkët”, ka deklaruar Hasani.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet të jetë opsion për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Veç me VV, PDK nuk duhet me bë koalicion asnjëherë, sepse po të kishte VV vullnet, do t’i kishte shmangur zgjedhjet e dhjetorit. Vota ime nuk shkon për VV, sepse na ka çuar në zgjedhje dy herë”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark