Insajderi
Lajme

“Asnjë vonesë nuk na lodh”, Shqipe Selimi reagon pas shtyrjes së aktgjykimit për krerët e UÇK-së

Insajderi
08 May 2026 - 13:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Asnjë vonesë nuk na lodh”, Shqipe Selimi reagon pas shtyrjes së aktgjykimit për krerët e UÇK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Ajo ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në rrjetet sociale, duke reaguar pas vendimit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë! Krenarë!”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.

Në këtë rast, krahas Rexhep Selimi, po gjykohen edhe ish-krerët tjerë të  UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark