Gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor Alfred Ismajli, i cili ushtron pozitën e Shefit të Ndërrimit në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë, i ndaluar dje me urdhër të prokurorit, të cilin e kam mbrojtur në këtë procedurë.
Pra, zyrtari policor Alfred Ismajli është liruar.
“Që nga momenti i parë i ballafaqimit me dyshimet e prokurorisë, kemi qenë të bindur në pafajësinë e tij dhe që nuk mund të konstituohet asnjë shkallë e dyshimit për fajësinë e tij në këtë rast” ka thënë për Insajderin avokatja e tij, Majlinda Sadikaj.
Ajo tha se ky lajm është shumë i mirë për shtetin dhe shoqërinë tonë, në mënyrë që të mbrohet besimi i qytetarëve në zyrtarët e Policisë së Kosovës.
“Falenderojë të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast për bashkëpunimin dhe korrektësinë e tyre”, tha ajo