Insajderi
Lajme

“Jeta edhe pati kajtë, Haxhi Avdyli e Albena kacafyteshin”, këshilltari i Donika Gërvallës tenton denigrimin e të larguarëve

Insajderi
08 May 2026 - 18:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jeta edhe pati kajtë, Haxhi Avdyli e Albena kacafyteshin”, këshilltari i Donika Gërvallës tenton denigrimin e të larguarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Naser Arifi, këshilltar i Donika Gërvallës, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO, të cilët më pas iu bashkuan Vjosa Osmanit.

Ai pretendoi se Haxhi Avdyli dhe Albena Reshitaj kishin përplasje të mëdha.

Në këtë kontekst, ai bëri një koment edhe për pamjen e Avdylit.

“Jeta, Haxhia e Albena copa patën dashtë me u ba për numër në një mbledhje të kryesisë. Në një rast mu pat kriju ma shumë përshtypja se kanë me u rrokë për flokësh, edhe pse Haxhia s’ka pas flokë, e ka pas një përparësi në këtë tentim-kacafytje”, shkroi ai.

Ndërkohë, për Jeta Statovcin thotë se kishte qarë për numër.

Sipas tij, treshja kishin para vetes vetëm interesat personale.

“Edhe gjithmonë kur vishin në mbledhje, kalkulatorët e interesit personal mezi ua zinte dera”, shkroi Arifi në një postim në “Facebook”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark