Insajderi
Lajme

Abdixhiku kandidat për kryeministër: Askush që beson në demokraci e rugovizëm s’do t’ia linte Kosovën në dorë një njeriu

Insajderi
09 May 2026 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku kandidat për kryeministër: Askush që beson në demokraci e rugovizëm s’do t’ia linte Kosovën në dorë një njeriu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së tha se para Kryesisë së kësaj partie të martën ka propozuar listën, bartëse e së cilës do të jetë Vjosa Osmani me kandidaturën e saj për presidente, ndërsa i dyti ai vetë me kandidaturën për kryeministër

Abdixhiku ka thënë se askush në LDK, që ka koncept të balancit të kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të pranonte një situatë ku një parti merr nën kontroll të tri institucionet, Qeveri, Kuvend e Presidencë.

“Asnjë njeri me koncept të balancit e kontrollit, demokracisë e rugovizmit, s’do të mund të pranonte ku një parti merr kontroll të plotë. Ky s’është as vullneti qytetar”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se nëse do të zgjohej një ditë si qytetar i thjeshtë dhe të kishte të një ambient të tillë ku një njeri ka gjithçka në dorë, do të përpiqej me aq sa mundej të ndalojë një gjendje të tillë.

“Nëse do të zgjohesha në një ambient të tillë si qytetar i thjeshtë, do të përpiqesha me aq sa besojë ideologjikisht të ndalojë një gjendje të tillë, ku Kosova është tërësisht në duart e një njeriu të vetëm, edhe sikur ai njeri të isha unë”, ka thënë Abdixhiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark