Insajderi
Lajme

Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit

Insajderi
09 May 2026 - 21:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Çudit Fatmir Limaj, sipas tij kaq vota do t’i shtoheshin PDK-së nëse garon së bashku me Nismën në zgjedhjet e 7 qeshorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, dje i ka dërguar letër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzës, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të garojnë së bashku në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Një natë para se ta formalizonte këtë propozim, Limaj u shpreh se NISMA është e gatshme “me u bashku e me u shkri në një formacion të përbashkët” dhe atë “nën siglën PDK.

Ne e kemi thënë edhe herën e kaluar: ne jemi të interesuar të bashkohemi dhe të shkrihemi në një formacion të përbashkët, për ta dhënë kontributin tonë dhe për ta fuqizuar atë…. të bëhemi pjesë dhe të sinkronizohemi bashkë nën siglën e PDK-së”, tha ai.

Limaj madje e përforcoi idenë e koalicionit edhe me projeksion matematikor: sipas tij, një sinergji e tillë politike mund t’i garantojë PDK-së nga 30 mijë deri në 40 mijë vota shtesë.

“Besoj që 40.000 vota, 30.000 vota i merr shtesë për shkak të sinergjisë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark