Insajderi
Lajme

“Ju e shihni se sa shpejt dhe kollaj bëhen kundër VV’së”- Kurti ndan fjalimin me akuza ndaj ish-opozitës

Insajderi
10 May 2026 - 11:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ju e shihni se sa shpejt dhe kollaj bëhen kundër VV’së”- Kurti ndan fjalimin me akuza ndaj ish-opozitës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Krytari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kryeministër në detyrë, shpërndau të dielën në Facebook fjalimin e së shtunës, të dhënë në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti politik.

Në këtë mbledhje të këshillit të VV’së, u mor vendim që Kurti të jetë kandidat i sërishëm për kryeministër.

Në mesin e deklaratave, kishte kryesisht akuza për opozitën. Thoshte se bëhen bashkë shpejt me njëri-tjetrin kundër VV’së.

“Me fjalë të tjera, të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, opozita bllokon sepse tashmë kemi bllok opozitar. Është në qenien e tyre bllokimi. Ju e shihni se si mbështesin, ndihmojnë njëra-tjetrën, dhe sa shpejt e kollaj bëhen kundër VETËVENDOSJE!-s dhe qeverisjes sonë“, deklaroi Kurti.

“Ajo çka s’ka Republika e Kosovës, është Parlamenti. Opozita e ka skenë parlamentin, se ajo në Qeveri nuk është, ajo pra e ka privuar vetën nga skena e vet“, tha më tej ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark