Insajderi
Lajme

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Insajderi
11 May 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot, më 11 maj 2026, rreth orës 16:55, në afërsi të rrugës “Agim Matoshi” në Ferizaj.

Qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43-vjeçare dhe mësimdhënëse, kishte gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë e kishte dorëzuar atë në stacionin policor në Ferizaj.

Meqenëse pronari i portofolit ende nuk ishte identifikuar, hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar kamerat e sigurisë në zonë.

Pak më vonë, në stacionin policor është paraqitur një 22-vjeçare me inicialet L.K., nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, pronares i janë kthyer portofoli dhe shuma prej 2030.85 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark