Insajderi
Lajme

Osmani nga Vushtrria: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve

Insajderi
12 May 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani nga Vushtrria: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka qëndruar mbrëmë në Vushtrri.

Më të ka qenë edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve.

Postimi i saj i plotë:

Mbrëmë në Vushtrri, në Odën historike të Haxhi Feriz Zekollit – aty ku dikur shqiptarët lanë pas hasmëritë për t’u bashkuar si një, e sot po vazhdojmë të njëjtën rrugë: rrugën e bashkimit, të respektit e përkrahjes për njëri-tjetrin. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërsi mes njerëzve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark