Insajderi
Hulumtime/Analiza

“Shtet m*gjup” -Instuticionet nuk po ia lënë ‘shejë’ Haxhi Mazrekut përkundër akuzave për uzurpim të pronës së shtetit

Insajderi
12 May 2026 - 13:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shtet m*gjup” -Instuticionet nuk po ia lënë ‘shejë’ Haxhi Mazrekut përkundër akuzave për uzurpim të pronës së shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa njerëz janë të paprekshëm. I tillë është edhe Haxhi Mazreku. Pavarësisht vërejtjeve dhe aktakuzës, shteti nuk po mund t’i bëjë gjë. Ani pse ai po e shkel ligjin.

Insajderi, sipas dokumenteve që i ka siguruar përmes qasjes në dokumente publike në Komunën e Rahovecit dhe në Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka gjetur se Haxhi Mazreku në vitin 2010 ka lidhur kontratë me Agjencinë Pyjore të Kosovës.

Kjo agjenci, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, në atë kohë e udhëhequr nga u.d. kryeshefi ekzekutiv Ahmet Zejnullahu, i dha në shfrytëzim një tokë në fshatin Opterushë të Rahovecit.

Qëllimi ishte ndërtimi i një punëtorie zdrukthëtarie, me material jo të fortë -montazh. Sipërfaqja ishte rreth 50 ari. Kontrata ishte për 5 vite, me mundësi vazhdimi me aneks. Pagesa ishte 20 cent për metër katror në vit. Pra në total për një vit 996€. Pagesa mujore: 83.00 euro, totali për 5 vite: 4,981 euro.

Sipas Nenit 6, shfrytëzuesi ishte i obliguar të respektonte rregullat komunale dhe të ruante mjedisin. Nuk lejohej prerja e trungjeve. Pas përfundimit të kontratës, toka duhej kthyer në gjendjen e mëparshme.

Sipas Nenit 7, kontrata mund të ndërpritej menjëherë në rast mosrespektimi të obligimeve.

Insajderi përmes dokumentueve që i ka siguruar ka mesuar se në vitin 2012, Drejtoria Koordinuese e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Prizren ka kërkuar ndërprerjen e kontratës për shkak të mospagesës.

NTP “Mazreku” kishte borxh 415.00 € për 5 muaj. Ai ishte kontaktuar disa herë, por nuk ishte përgjigjur. Në vitin 2013, Inspektorati Qendror i Pyjeve ka evidentuar se NTP Mazreku nuk kishte përmbushur obligimet financiare dhe ka kërkuar pagesën e menjëhershme. Më 9 korrik 2013, Agjencia Pyjore e Kosovës e ndërpreu kontratën.

Borxhi për periudhën 20.07.2012 deri më 20.06.2013 ishte 913.00 €. sipas dokumenteve qe i ka pare Insajderi më 15.07.2013, Agjencia Pyjore e Kosovës -Drejtoria Koordinuese në Prizren e ka dërguar rastin në Gjykatën Themelore në Prizren, duke kërkuar përmbarimin e borxhit prej 913.00 €, me kamatë ligjore.

Për këtë rast në Gjykatën Themelore në Prizren, Insajderi ka kërkuar informacione, por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje.

Tutje, Insajderi sipas dokumenteve që i ka zbuluar ka gjetur se në vitin 2022, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec i ka kërkuar Mazrekut lirimin e pronës, duke theksuar se ai e mban atë pa asnjë të drejtë. I është dhënë afat 7 ditë.

Po atë vit, Komuna e Rahovecit ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Gjatë kontrollit, është konstatuar se në tokën pyjore ishte ndërtuar shtëpi 10×10 metra dhe punëtori rreth 12×7 metra, me material të fortë.

Sipas dokumenteve që ka parë Insajderi, është konstatuar uzurpim i sipërfaqes rreth 50 ari, së bashku me oborrin e rrethuar, pa leje dhe pa bazë ligjore.

Po ashtu, është kërkuar verifikim nga Agjencia Pyjore e Kosovës në Prizren, ku prona është konfirmuar si e uzurpuar, ndërsa ndërtimet vazhdojnë të ekzistojnë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Haxhi Mazrekut për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, sipas nenit 320 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria për Insajderin.

Lidhur me këto pretendime, për Insajderin ka folur edhe personi që po akuzohet, Haxhi Mazreku.

Mazreku kishte qenë dëshmitar i Prokurorisë në Hagë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së./Insajderi.org/

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark