Insajderi
Lajme

Togeri i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete

Insajderi
13 May 2026 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Togeri i Policisë së Kosovës akuzohet se i çoi BIA-s informacione e dokumente sekrete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 8 maj 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj togerit të policisë Bojan Jevtiq.

Ai akuzohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri me datë 17 korik 2025, respektivisht deri në momentin e arrestimit të tij, në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger dhe në detyrën e Shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor Kufitar, me dashje dhe në mënyrë të vazhdueshme transmetoi te Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si “konfidencial” dhe “sekret”, e të cilat ndërlidheshin me sigurinë dhe rendin kushtetues të Repubikës së Kosovës.

Jevtiq akuzohet për “Spiunazh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark