Insajderi
Lajme

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja

Insajderi
14 May 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia njoftoj se është identifikuar dhe shoqëruar në polici një person e dyshuar për kanosje në Ferizaj.

E shoqëruara në polici është A.B 32 vjeçare, e cila dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal.

“Identifikohet dhe shoqërohet në polici një person e dyshuar për kanosje në Ferizaj. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arritur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në stacionin policor personin e dyshuar me inicialet A.B. (32 vjeçe). Sipas hetimeve dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal. Rasti ka ndodhur më datë 12.05.2026”.

Me datën 14.05.2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin e policisë dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas procedurave ligjore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedura e rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark