Insajderi
Lajme

Raportohet se Njësia Speciale bastisi shtëpinë e zëdhënësit të Komunës së Skenderajt dhe personave të tjerë

Insajderi
15 May 2026 - 00:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se Njësia Speciale bastisi shtëpinë e zëdhënësit të Komunës së Skenderajt dhe personave të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa persona janë ndaluar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ndër ta edhe zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, raporton Klan Kosova.

Sipas këtij mediumi, lidhur me rastin janë kryer bastisje edhe në shtëpinë e Lushtakut, si dhe në disa lokacione të tjera.

Dëshmitarë kanë deklaruar për Klan Kosovën se të gjitha veturat e përdorura në aksion kishin targa 01, respektivisht të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës në Skenderaj nuk ka pasur rol në realizimin e këtij operacioni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark