Insajderi
Lajme

Mehani për Lushtakun: Nuk sulmohet njeriu kur është me gra, s’ka ndodhë në traditën e shqiptarëve

Insajderi
15 May 2026 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mehani për Lushtakun: Nuk sulmohet njeriu kur është me gra, s’ka ndodhë në traditën e shqiptarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka folur për incidentin e djeshëm ku pretendoi se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka sulmuar.

Mehani tha se nuk e kishte besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte.

“Sami Lushtaku është ai që më ka goditur me telefon, tinëzisht. S’e kam besu”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka thënë se “edhe sipas traditës shqiptare nuk sulmohet një person kur është në shoqëri të grave dhe fëmijëve”.

“Kam shku me pi kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe me dy vajza tjera dhe një aktivist. Pra, kemi qenë tri vajza dhe dy burra në një tavolinë.  Le të kthehemi edhe në traditat shqiptare: kur je me gra, nuk sulmohet njeriu. Unë dal me fëmijët e mi edhe me gruen. A do të thotë kjo se s’duhet me dal vetëm për shkak të qëndrimeve të mia?”, ka shtuar Mehana.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark