Insajderi
Lajme

Rama për Alush Gashin: Ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh

Insajderi
15 May 2026 - 15:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rama për Alush Gashin: Ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. ka reaguar pas vdekjes së Alush Gashit.

Rama ka publikuar një fotografi me të ndjerin, duke thënë se do të mbetet kujtim i një njeriu të rrallë e të urtë.

“Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë

Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Alush Gashit.

Kjo fotografi do të mbetet përherë kujtim i një njeriu të rrallë, të ngrohtë, të urtë dhe plot dashuri për njerëzit e vendin e tij.

Dr. Alush Gashi nuk ishte vetëm profesor, mjek e politikan; ai ishte shpirt i mirë, mik i sinqertë dhe frymëzim për shumë prej nesh.

Do të më mungojë buzëqeshja e tij, urtësia dhe përqafimi i ngrohtë që e karakterizonte gjithmonë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e deshën.

Qoftë i paharruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark