Insajderi
Lajme

Qesharake | Zëvendësministri i Kurtit dërgon komunikatë, njofton se vizitoi zyrat e ministrisë ku punon

Insajderi
17 May 2026 - 17:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Qesharake | Zëvendësministri i Kurtit dërgon komunikatë, njofton se vizitoi zyrat e ministrisë ku punon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dula, bëri një veprim qesharak para dy ditësh, në prag të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Ministria në fjalë kishte njoftuar se numri dy i saj kishte vizituar ministrinë “për të njoftuar nga afër stafin”, shkruan Insajderi.

“Sot më datë 15.05.2026, Zëvendësministri i parë në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal z.Ali Dula, i shoqëruar nga U.D. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Ylber Çitaku, realizoi një vizitë zyrtare në ambientet e ministrisë”, thuhet në komunikatën e para dy ditëve.

“Me këtë rast, Zëvendësministri zhvilloi takime dhe komunikim të drejtpërdrejtë me stafin e ministrisë, ku u njoftua nga afër me angazhimet, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit zyrtar në kuadër të funksionimit dhe realizimit të aktiviteteve institucionale të MZHR-së. Gjatë vizitës u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional, koordinimit dhe përkushtimit profesional në përmbushjen e objektivave dhe prioriteteve të ministrisë”, vijon komunikata. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark