Insajderi
Insporti

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë- Lëndohet trajneri

Insajderi
17 May 2026 - 21:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë- Lëndohet trajneri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë ndeshjes së Nantes, e cila u ndërpre pas rreth 20 minutash lojë për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë.

Situata eskaloi shpejt, ndërsa raportimet nga Franca bëjnë të ditur se trajneri Vahid Halilhodzic ishte shumë pranë një përplasjeje verbale dhe fizike me disa mbështetës të revoltuar.

Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të shmangur incidente më të rënda dhe për të larguar tifozët nga terreni i lojës.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht, ndërsa organizatorët dhe autoritetet lokale po shqyrtojnë incidentin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark