Insajderi
Lajme

Raportohet se mërgimtari që kërcënoi Daut Haradinajn ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, kërkohej për drogë

Insajderi
19 May 2026 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se mërgimtari që kërcënoi Daut Haradinajn ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, kërkohej për drogë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mërgimtari Naser Xhylani, i cili është militant i Lëvizjes Vetëvendosje, ka lëshuar deklarata të rënda dhe e ka kërcënuar me kanun ish-komandantin e UÇK’së, Daut Haradinaj.

Xhylani i cili jeton prej vitesh në Itali dhe është i martuar me shtetase italiane, ka të kaluar të errët, siç raporton Periskopi.

Për mërgimtarin Naser Xhylani ishte lëshuar urdhër-arrest nga policia italiane, pasi ai ishte pjesë e një bande kriminale në Itali, për cka edhe autoritetet atje e kishin shpallur në kërkim bashkë me Erion Hysenin dhe Roland Nurce.

Xhylani dhe bashkëatdhetarët e tij kishin kontakte me trafikantët e drogës në Kolumbi për furnizim me kokainë dhe në Spanjë për kanabis, raporton voxnews.al.

Naser Xhylani, sipas Vox news, njihej me nofkën si “Jugu” ose “Leon”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark