Insajderi
Insporti

Real Madridi cakton datën se kur do ta zyrtarizojë Mourinhon si trajner të ri

Insajderi
19 May 2026 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Real Madridi cakton datën se kur do ta zyrtarizojë Mourinhon si trajner të ri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas ESPN, Real Madridi planifikon ta shpallë zyrtarisht rikthimin e Jose Mourinhos si trajner të dielën ose të hënën e ardhshme, sapo të përfundojë sezoni i La Ligës.

Madrilenët e presin Athletic Bilbaon në “Santiago Bernabeu” të shtunën, në ndeshjen e fundit të edicionit 2025/26.

ESPN raporton se Mourinho tashmë ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare për t’u rikthyer në kryeqytetin spanjoll, edhe pse dokumentet ende nuk janë nënshkruar. Po ashtu, thuhet se trajneri portugez po i jep lamtumirën Benficës.

Koha e njoftimit po menaxhohet me kujdes, pasi zgjedhjet presidenciale te Real Madridi janë ende të hapura.

Burime i kanë thënë ESPN se Florentino Perez është aq i vendosur për emërimin e Mourinhos, sa nuk dëshiron që procesi zgjedhor ta vonojë shpalljen.

Real Madridi ka pasur një sezon zhgënjyes, duke e mbyllur La Ligën në vendin e dytë pas Barcelonës dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale.

Perez është kthyer te Mourinho pasi ka vlerësuar ndikimin e tij gjatë mandatit të parë në klub.

Gjithashtu, mund të ketë një “nyje” në kontratë, pasi Pérez po shqyrton një klauzolë që do t’i lejonte çdo presidenti të ri ta zgjedhë një trajner tjetër nëse fiton zgjedhjet.

Për momentin, megjithatë, pritshmëria është që rikthimi i Mourinhos të bëhet zyrtar menjëherë pas përfundimit të sezonit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark