Insajderi
Lajme

Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e maltretuan në një shtëpi, arrestohen katër burra dhe një grua në Prishtinë

Insajderi
20 May 2026 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se rrëmbyen një person dhe e maltretuan në një shtëpi, arrestohen katër burra dhe një grua në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e pesë të dyshuarve, një gruaje dhe katër burrave, nën dyshimin për rrëmbimin dhe maltretimin fizik të një burri në Prishtinë.

Përmes raportit ditor, PK’ja bën të ditur se të dyshuarit e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi dhe e kanë maltretuar fizikisht viktimën. Policia më tej thotë se ia kanë marrë një veturë viktimës, shkruan Insajderi.

“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë.

Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark