Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë atmosferën e tubimit elektoral të mbajtur në qytetin e Ferizajt, në kuadër të platformës bashkëbiseduese “Hajde Folim”.
Përmes një mesazhi plot entuziazëm të publikuar në “Facebook”, Hasanpapaj ka potencuar se ky tubim, ku morën pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, tregon qartë rritjen e përkrahjes për vizionin e tyre politik.
“Ferizaj sonte me zemër të madhe, energji pozitive dhe entuziazëm që po na bashkon çdo ditë e më shumë. Në ‘Hajde Folim’, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku, po vuloset fryma e ndryshimit, shpresës dhe besimit për Kosovën”, ka thënë ai.
Kandidati i LDK-së u shpreh krenar për rreshtimin e tij politik, duke e cilësuar programin e tyre të djathtë si alternativën e duhur dhe të vetme për të ardhmen e vendit.
“Krenari të jesh pjesë e kësaj familjeje politike që sot po bashkon qytetarët rreth vizionit më të mirë për vendin. E djathta, zgjidhja më e mirë për Kosovën”, tha ai.
Hasanpapaj garon me numrin 34 nw zgjedhjet e 7 qershorit.