Insajderi
Lajme

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në vende të gabuara

Insajderi
22 May 2026 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhje të mbeturinave në vende të gabuara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ditën e sotme, janë shqiptuar katër gjoba nga 500 euro, për hedhjen e mbeturinave vëllimore në hapësira publike.


Nga Komuna është thënë, se s’do të tolerohen ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve.

‘’Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese’’, është thënë në komunikatë.

Postimi i plotë:

4 GJOBA ME NGA 500€ U SHQIPTUAN SOT NGA EKIPET TONA

4 gjoba me nga 500€ u shqiptuan sot nga ekipet tona për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike.

Nuk do të ketë tolerim për ata që ndotin lagjet dhe bllokojnë hapësirat e qytetarëve. Inspektoriati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese.

Prishtina duhet të mbahet pastër.

Mjedisi është i përbashkët, ta ruajmë së bashku.

Raportoni shkelësit në numrat më poshtë:

0800 12233

0800 12244


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark