Insajderi
Lajme

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Insajderi
23 May 2026 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren.

Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Siç raportoi Sinjali, viktima është Veli Kelmendi, i cili sipas familjarëve ishte person me lëvizje të kufizuara.

Sipas informatave fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar atë të lëvizte brenda shtëpisë.

Por gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke bërë që i moshuari të pësojë lëndime të rënda.

Fillimisht, nga Spitali Rajonal në Prizren ishte raportuar se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, mirëpo situata është përkeqësuar brenda pak orësh.

Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.

E, familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit 79-vjeçarit do t’i jepet nesër me drekë në ora 13:00.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark