Insajderi
Insporti

Muriqi mbyll sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, para tij është Mbappe

Insajderi
23 May 2026 - 23:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Muriqi mbyll sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, para tij është Mbappe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur rrugën e golit edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Oviedo në La Liga.

Sulmuesi i Kosovës realizoi edhe një paraqitje tjetër të rëndësishme për skuadrën e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që e ka karakterizuar gjatë gjithë sezonit në elitën e futbollit spanjoll.

Goli i shënuar ndaj Oviedos ishte i 23-ti për Muriqin në këtë edicion të La Ligës, statistikë që e vendos atë mes sulmuesve më efikasë të kampionatit spanjoll.

Me këtë realizim, reprezentuesi kosovar mbetet vetëm dy gola larg yllit francez Kylian Mbappe, i cili kryeson listën me 25 gola të shënuar këtë sezon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark