Insajderi
Botë

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte obsesion me ndërtesën presidenciale

Insajderi
24 May 2026 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte obsesion me ndërtesën presidenciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi pas incidentit të armatosur pranë White House, ku një 21-vjeçar u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit Sekret pasi tentoi të hynte në kompleksin presidencial.

Në një postim në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

“Falënderojmë Shërbimin Sekret të mrekullueshëm dhe Zbatimin e Ligjit për veprimin e shpejtë dhe profesional që ndërmorën sonte kundër një personi të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte një histori të dhunshme dhe një obsesion të mundshëm me ndërtesën më të dashur të kombit tonë”, shkroi Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark