Insajderi
Lajme

Kuçi ngre shqetësim për mundësinë e përsëritjes së krizës: Kosova rrezikon pa President më 4 tetor

Insajderi
24 May 2026 - 13:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi ngre shqetësim për mundësinë e përsëritjes së krizës: Kosova rrezikon pa President më 4 tetor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, gjatë një takimi me banorët e Budakovës dhe Stravuçinës, ka diskutuar për situatën institucionale në vend dhe rreziqet që, sipas tij, mund të krijohen nga paqartësitë kushtetuese.

Kuçi ka paralajmëruar se skadimi i mandatit të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit dhe mungesa e një Kuvendi funksional mund ta lënë Kosovën pa President dhe pa U.D. President pas 4 tetorit, duke e quajtur këtë situatë “vakum institucional të papranueshëm”.

Ai ka theksuar se një zhvillim i tillë përbën rrezik serioz për stabilitetin institucional dhe kërkon reagim të menjëhershëm dhe zgjidhje urgjente kushtetuese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark