Insajderi
Lajme

Policia në Gjakovë “gjobit” shoferët e papërgjegjshëm, 33 prej tyre mbesin pa patentë shoferë

Insajderi
25 May 2026 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia në Gjakovë “gjobit” shoferët e papërgjegjshëm, 33 prej tyre mbesin pa patentë shoferë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës po vazhdon aktivitetet e shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Gjakovës, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në trafik.

Gjatë fundjavës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë ka realizuar planin operativ “Alkooli”, ku në kontrollet intensive të zhvilluara në terren janë evidentuar gjithsej 602 kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas policisë, ndër shkeljet më të shpeshta kanë qenë garat e shpejtësisë, tejkalimet e ndaluara, tejkalimi i shpejtësisë si edhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e alkoolit.

Si masë mbrojtëse, policia ka ndaluar 33 patentëshoferë, ndërsa 21 prej tyre janë konfiskuar për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark