Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për deklaratën “e kam gjet Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë”.
Salihu ka thënë se Kurti e ka gjet Kosovën të çliruar e me të gjitha institucionet e krijuara.
“Albin kur ju keni ardhë Kosovën e keni gjet të çliruar, me pavarësi, polici, AKI, ushtri, me shkolla, me spitale, me autostrada. Me mbi 110 njohje. Me miq e aleatë”, ka deklaruar Salihu në një video të publikuar në Facebook.
Ai ka theksuar se Kurti është ai që e ka çuar Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë.
“Kur ju keni ardhë, Kosovën e keni gjetë pa përqarje. Realisht Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë, e ke çu ti”, ka thënë tutje kandidati i LDK-së.