Insajderi
Lajme

Sami Salihu: Në realitet Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë, e ka çu Albin Kurti

Insajderi
25 May 2026 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Salihu: Në realitet Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë, e ka çu Albin Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Salihu e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për deklaratën “e kam gjet Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë”.

Salihu ka thënë se Kurti e ka gjet  Kosovën të çliruar e me të gjitha institucionet e krijuara.

“Albin kur ju keni ardhë Kosovën e keni gjet të çliruar, me pavarësi, polici, AKI, ushtri, me shkolla, me spitale, me autostrada. Me mbi 110 njohje. Me miq e aleatë”, ka deklaruar Salihu në një video të publikuar në Facebook.

Ai ka theksuar se Kurti është ai që e ka çuar Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë.

“Kur ju keni ardhë, Kosovën e keni gjetë pa përqarje. Realisht Kosovën në podrum me gjysmë metri ujë, e ke çu ti”, ka thënë tutje kandidati i LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark