Insajderi
Lajme

Gjini e nis ditën e parë si kryetar me një lapsus – ngatërron Mitrovicën me Vushtrrinë

Insajderi
25 May 2026 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjini e nis ditën e parë si kryetar me një lapsus – ngatërron Mitrovicën me Vushtrrinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Largimi i Ramush Haradinajt nga kreu i AAK-së, duket se e ka ç’orientuar kryetarin e ri, Ardian Gjini, i cili ditën e parë të punës e ka nisur me një lapsus.

Ardian Gjini sot gjatë ditës ka qendruar në Mitrovicë, por me pas ka shkuar në Pantinë të Vushtrrisë, për ta vizituar fabrikën gjigande të mobilerisë “Loni Dekor”, e cila është shembull dominues suksesi në sferën e saj në Kosovë.

Por që Gjini i entuziazmuar me pozitën e kryetarit, nuk e ka kuptuar që kjo fabrikë gjendet në Vushtrri, por ka thënë se e ka vizituar kompaninë në Mitrovicë.

Postimi i Ardian Gjini:

Sot në Mitrovicë, mes energjisë së rinisë dhe shembujve të suksesit në ndërmarrësi!

Së bashku me kandidatët tanë për deputetë, sot në Mitrovicë vizituam “Loni Decor”, ku u pritëm nga pronari Faton Hyseni.

Është krenari të shohësh se si kjo kompani vendore, që operon që nga viti 2009, ka arritur të punësojë mbi 200 profesionistë dhe të eksportojë gjysmën e prodhimit të saj në tregun ndërkombëtar. Shembuj të tillë tregojnë potencialin e madh të zhvillimit ekonomik.

Pas vizitës aty, u takuam me të rinjtë e kësaj komune, ku folëm për shumë tema që i shqetësojnë ata dhe për zgjidhjet që Aleanca i ofron për to.

Faleminderit Mitrovicë!

#ALEANCA128


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark