Insajderi
Showbiz

Chiara Ferragni prezanton të dashurin e ri, nuk i fshin fotot me ish-in

Insajderi
26 May 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Chiara Ferragni prezanton të dashurin e ri, nuk i fshin fotot me ish-in
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Chiara Ferragni e ka bërë zyrtare lidhjen e saj me menaxherin kolumbian José Hernandez në Instagram.

Të hënën ajo ekspozoi me krenari partnerin e saj të ri, transmeton Indeksonline.

Për javë të tëra kishte pasur spekulime se Chiara dhe José ishin çift. Kohët e fundit, të dy kaluan pushime së bashku në Portugali dhe në Forte dei Marmi.

Në vendpushimin italian, ata u relaksuan në plazh me fëmijët e Chiarës, Leone (8) dhe Vittoria (5). Me sa duket, José është tashmë pjesë e rregullt e familjes.

Kjo është lidhja e dytë zyrtare e Chiarës që nga ndarja e saj me reperin Fedez (36). Verën e kaluar, ajo ishte në një lidhje me Giovanni Tronchetti Provera për një kohë.

Chiara kishte postuar një foto prekëse me të pranë detit. Pavarësisht lidhjes së saj të re nuk e ka fshirë foton. Fotot e çiftit me Fedez gjenden ende në llogarinë e saj, e cila ka mbi 27 milionë ndjekës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark