Insajderi
Lajme

Policia ndalon kontrabandën me 31 dele dhe qengja në Dumnicë para Kurban Bajramit: Ishin kontrabanduar nga Serbia

Insajderi
26 May 2026 - 13:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia ndalon kontrabandën me 31 dele dhe qengja në Dumnicë para Kurban Bajramit: Ishin kontrabanduar nga Serbia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me kafshë vetëm një ditë para festës së Kurban Bajramit.

Aksioni është realizuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje në fshatin Dumnicë, në kuadër të angazhimeve për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Sipas njoftimit policor, më 26 maj 2026, njësitë policore kanë ndalur dy automjete me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur 27 dele dhe 4 qengja pa matrikula në vesh. Dyshohet se kafshët ishin kontrabanduar nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Me autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti për veprën “kontrabandim me mallra”.

Automjetet dhe kafshët e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark