Insajderi
Lajme

Rrahman Rama takon bizneset në Vushtrri: Mbështetja për ekonominë vendore, prioritet i PDK-së

Insajderi
26 May 2026 - 16:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahman Rama takon bizneset në Vushtrri: Mbështetja për ekonominë vendore, prioritet i PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, me numër 7 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik, ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve në qytetin e Vushtrrisë, ku është diskutuar për sfidat me të cilat po përballen bizneset dhe ndikimin e krizës ekonomike në Kosovë.

Rama ka thënëse mbështetja dhe trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune mbetet pjesë e rëndësishme e politikave zhvillimore të programit të kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza.

“Kam takuar ata që mbajnë gjallërinë në qytetin e Vushtrrisë, bizneset. Biseduam shtruar për problemet dhe sfidat e tyre, por edhe krizën që ka prekur gjithë Kosovën e rrjedhimisht edhe ata. Trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune dhe mbajnë ekonominë tonë, është në bosht të politikave zhvillimore të programit të Bedri Hamzës”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark