Insajderi
Botë

Polonia dhe Britania me traktat të ri sigurie – a po zëvendësohet NATO?

Insajderi
27 May 2026 - 21:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Polonia dhe Britania me traktat të ri sigurie – a po zëvendësohet NATO?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar “Traktatin e Northolt”, një marrëveshje të re dypalëshe që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

Sipas marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe prodhimin e armëve të gjeneratës së ardhshme, përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore, dronët dhe raketat me rreze të mesme veprimi.

Po ashtu, parashikohet rritja e ndërveprimit ushtarak, ushtrime të përbashkëta dhe zgjerimi i bashkëpunimit industrial në sektorin e mbrojtjes, shkruan reuters.

Traktati përfshin gjithashtu angazhime të ndërsjella që synojnë të plotësojnë, por jo të zëvendësojnë detyrimet ekzistuese në kuadër të NATO-s.

Kjo marrëveshje vjen pas nismave të ngjashme të Londrës me Francën dhe Gjermaninë, si dhe pas traktatit të Polonisë me Francën të nënshkruar në vitin 2025, duke treguar një trend të rritjes së bashkëpunimit ushtarak mes fuqive kryesore evropiane.

Analistët e sigurisë vlerësojnë se vendet kryesore ushtarake të Evropës po e forcojnë gjithnjë e më shumë koordinimin e tyre në përgjigje të sfidave të reja të sigurisë në kontinent.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark