Insajderi
Botë

Produkte të rrezikshme, Komisioni Evropian gjobit “Temu” me 200 milionë euro

Insajderi
28 May 2026 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Produkte të rrezikshme, Komisioni Evropian gjobit “Temu” me 200 milionë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigantin kinez të tregtisë elektronike “Temu” me 200 milionë euro për ofrimin e produkteve të paligjshme në platformën e tij.

Komisioni Evropian tha sot se Temu “nuk arriti të identifikojë, analizojë ose vlerësojë plotësisht rreziqet sistemike që lidhen me produktet e paligjshme të ofruara në platformën e saj dhe dëmin që ato u shkaktojnë konsumatorëve në Bashkimin Evropian”.

Një hetim nga Komisioni zbuloi se shumë nga produktet nuk i kalojnë kontrollet e sigurisë.

Këto përfshijnë karikues të pasigurt dhe lodra për fëmijë që përmbajnë kimikate që tejkalojnë kufijtë ligjorë të sigurisë dhe paraqesin rrezik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark