Insajderi
Zgjedhjet 2026

Hadergjonaj: Tashmë nuk ka dilema se vetëm LDK-ja është ndryshimi i vërtetë, edhe qytetarët po e përqafojnë vizionin e saj

Insajderi
29 May 2026 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hadergjonaj: Tashmë nuk ka dilema se vetëm LDK-ja është ndryshimi i vërtetë, edhe qytetarët po e përqafojnë vizionin e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Fushë Kosovë, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj, ka deklaruar se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjatë një takimi me ta.

Sipas tij, pjesëmarrja dhe reagimi i qytetarëve në Fushë Kosovë kanë treguar qartë, siç u shpreh ai, se nuk ka më dilema dhe se vetëm LDK-ja përfaqëson ndryshimin e vërtetë, duke theksuar se qytetarët po e përqafojnë vizionin e saj.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar atë si “masive” dhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij politik.

“Ju faleminderit nga zemra për këtë mbështetje masive që na dhatë sot,” është shprehur ai.

Në fund të deklaratës së tij, Hadergjonaj ka bërë thirrje për mobilizim politik më 7 qershor, duke theksuar: “Bashkë e vulosim ndryshimin. Bashkohu.”

Ai kandidon me numrin 22 në listën e LDK-së për zgjedhjet e ardhshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark