Insajderi
Lajme

Nderim Mustafa në Zhegër: Folëm për një Kosovë ku të rinjtë nuk i lënë ëndrrat përgjysmë

Insajderi
30 May 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nderim Mustafa në Zhegër: Folëm për një Kosovë ku të rinjtë nuk i lënë ëndrrat përgjysmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Zhegër, ku ka folur për lidhjen e tij me Gjilanin, Kosovën dhe angazhimin e tij në mbështetje të zhvillimit ekonomik.

Mustafa tha se përmes aktiviteteve të tij biznesore është përpjekur të krijojë mundësi që të rinjtë të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

“Në Zhegër fola për lidhjen time emocionale me Gjilanin dhe Kosovën, me njerëzit e mi dhe me angazhimin tim të përditshëm përmes bizneseve, që t’i mbajmë të rinjtë këtu e të mos na ikin”, ka shkruar ai.

Mustafa ka folur edhe për jetën e tij mes Kosovës dhe Zvicrës, duke nënvizuar se, pavarësisht angazhimeve në të dy vendet, lidhja e tij me Kosovën mbetet e pandashme.

“Jeta ime është dy javë në Kosovë dhe dy javë në Zvicër, por zemra dhe puna ime janë gjithmonë të lidhura me vendin tim”, është shprehur kandidati i PDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark