Insajderi
Lajme

Visar Korenica: 3 milionë euro avullojnë, askush nuk jep llogari-Kurti mbron ministren, jo paratë e qytetarëve

Insajderi
30 May 2026 - 21:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Visar Korenica: 3 milionë euro avullojnë, askush nuk jep llogari-Kurti mbron ministren, jo paratë e qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet, Visar Korenica, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të rezervave shtetërore, duke akuzuar qeverinë Kurti për mbrojtje politike të zyrtarëve të përfshirë në afera milionëshe.

“Shteti nuk po qeveriset për qytetarët, por për dostat. Kur zhduken 3 milionë euro nga rezervat shtetërore, në vend të përgjegjësisë dhe transparencës, kryeministri Albin Kurti del në mbrojtje të ministres Rozeta Hajdari”, deklaroi Korenica.

Sipas tij, skandali i rezervave shtetërore është shndërruar në simbol të kapjes së institucioneve dhe standardeve të dyfishta të qeverisë, e cila premtoi luftë kundër korrupsionit, por përfundoi duke mbrojtur zyrtarët e saj përballë dyshimeve të rënda për keqpërdorim të parasë publike.

“Kjo nuk është drejtësi, nuk është transparencë dhe nuk është qeverisja që iu premtua qytetarëve. Kur humbin milionat e qytetarëve, askush nuk jep llogari. Ky është modeli i një pushteti që mbron të vetët dhe harron interesin publik”, theksoi Korenica.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark