Kandidati i Partisë Demokratike e Kosovës për deputet, Naim Telaku, me numër 55 në listën zgjedhore, ka prezantuar përspektivën e tij për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, me fokus të veçantë në ndërtimin e spitaleve rajonale dhe decentralizimin e shërbimeve mjekësore.
Telaku thotë se Prishtina dhe komunat përreth kanë nevojë urgjente për një spital rajonal modern, duke thënë se aktualisht shumë raste që mund të trajtohen në nivel rajonal po drejtohen direkt në QKUK, gjë që sipas tij po shkakton mbingarkesë, pritje të gjata dhe ulje të efikasitetit të shërbimeve.
Ai propozon ndërtimin e Spitalit Rajonal të Prishtinës, me qëllim afrimin e shërbimeve shëndetësore te qytetari dhe lehtësimin e barrës mbi QKUK-në.
Po ashtu, ai ka prezantuar edhe idenëe mjekësisë së specializuar lëvizëse, që sipas tij do të sjellë shërbime më afër qytetarëve në zonat rurale dhe do të garantojë qasje më të barabartë në kujdes shëndetësor.
“Ndërtimi i këtyre kapaciteteve është i domosdoshëm dhe nuk ka arsye të mos realizohet, përveç mungesës së vullnetit politik,” thotë Telaku, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Stop Krizës! Ndrysho Kosovën!”.