Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me keqpërdorimin e një fëmije në fushatë elektorale nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “ata që pushtetin e shohin si gjithçka, nuk hezitojnë t’i shfrytëzojnë fëmijët dhe të ecin edhe mbi kufoma vetëm për ta arritur atë”.
Kandidati për deputet i PDK’së ka bërë thirrje që të mos bëhet tifo për asnjë politikan, pa dallim përkatësie politike, por siç u shpreh ai, të punohet për Kosovën.
“Është e papranueshme që fëmijët të përdoren për fushatë zgjedhore. Kjo është edhe e dënueshme sipas legjislacionit në fuqi”, përmbyll Lushtaku.